Me gra nga Kina- policia zbulon një rrejt kriminal që ofronte prostitucion në zonën e plazhit në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Me gra nga Kina- policia zbulon një rrejt kriminal që ofronte prostitucion në zonën e plazhit në Durrës

    Insajderi
    05 April 2025 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ‘fole’ prostitucioni u zbulua në zonën e Plazhit në Durrës.

    Banesa, ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit, ishte marrë me qira nga dy shtetase kineze, 41-vjeçarja me iniciale X.X. dhe 54-vjeçarja me iniciale R.W.

    Sipas hetimeve, rezulton se një grup i strukturuar kriminal, në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në Shqipëri për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit. Ata u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe, pasi sigurojnë klientët nëpërmjet faqeve online, u dërgojnë vendndodhjen për takim.

    Policia ka njoftuar për zbardhjen e këtij aktiviteti dhe vijon hetimet për grupin e strukturuar kriminal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark