“Më i kërkuari”, Luksemburgu fut në listë të zezë shqiptarin, ja akuzat që rëndojnë mbi të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më i kërkuari”, Luksemburgu fut në listë të zezë shqiptarin, ja akuzat që rëndojnë mbi të

    Insajderi
    03 November 2021 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet evropiane kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar shqiptarin Edinjo Pultin.

    “Më i kërkuari” i fundit i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

    “Edinjo Pulti, shtetas shqiptar i lindur në vitin 1981, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg.”- shkruajnë mediat e huaja.

    Sipas mediave, të dielën e 2 Gushtit të viti 2020, 40-vjeçari shqiptar u përfshi në një përleshje në Pétange.

    Mediat e huaja kanë kapur dhe momentin kur disa burra, njëri prej të cilëve ishte i armatosur janë përplasur fizikisht në qendër të qytetit.

    Europol, bën me dije se Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy viktimat është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

    Urdhri arrestit për shqiptarin është lëshuar për të në 25 janar 2021.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark