
Lëvizja Vetëvendosje e ka nominuar Albin Kurtin si kandidat të saj për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në mbledhjen e partisë të mbajtur të dielën, Glauk Konjufca, bashkëpunëtor i vjetër i Kurtit, siç e ka quajtur ai vetën, ka glorifikuar Albin Kurti me epitete të ndryshme.
E ka quajtur si më meritorin, më të përgatiturin e më të devotshmin në VV.
“Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kandidatin e vet për kryeministër, e ju me të drejtë pyesni se kush nga ne është më mëritori, më i përgatituri, po më i devotshëmi kush është. Ne e kemi gjetur kush është, më lejoni që para jush ta prezantoj Albin Kurtin kryeministrin e tashëm, edhe për kryemistër të ardhhëm të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Analisti Valon Syla komentoi lëvdatat që Konjufca ia bëri Kurtit.
“Konjufca asnjë njeri normal nuk e ka pas në kabinet. Tash te Albini, çfarë fjalë? Fjalë të Profetit, më i miri prej nesh, më i bardhi prej nesh, hasreti, më i devotshmi, pra veç u mbetë Glauki me ja bo veshëve elfatiha…”, tha Syla në Pressing.
“Për 51%, edhe për këtë nivel, s’e nuk ta kapërcen më kurrë këtë diskurs”, tha Syla.