Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcit, iu është përfshirë në plakë një pjesë e vilës malore në fshatin Katunishtë të Podujevës.
Për çështjen e vilës ka ironizuar anëtari i PSD-së, Nol Nushi, duke propozuar që t’i jepet në shfrytëzim vila e Radoiçiqit në Liqenin e Ujmanit përkohësisht deputetit Bajqinovci, shkruan Insajderi.
“Te behemi 1milion qytetare qe Villen e Radojçiqit me ia dhene Mefit ne shfrytezim te perkohshem. Kush është për “, ka shkruar ai.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Insajderin sot për përfshirjen në flakë të vilës së Bajqinovcit.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një villë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.org/