Që nga përditësimi i fundit, disa përdorues të Apple kanë vënë re se fotot që supozohej të fshiheshin përgjithmonë janë rishfaqur papritur.
Në rastin më të keq, këto mund të jenë foto që nuk dëshironi t’i shihni më. Përdoruesit gjithashtu raportuan në Platformën X se e njëjta gjë u ndodhi atyre.
Troubling iOS 17.5 Bug Reportedly Resurfacing Old Deleted Photos https://t.co/VjNRgNeaRo— MacRumors.com (@MacRumors) May 15, 2024
Me iOS 17.5 fotografitë e fshirat qëndrojnë për 30 ditë në iCloud dhe në rast se nuk i ruani përsëri ato zhduken përgjithmonë.
Apple nuk ka komentuar ende për gabimin në fjalë dhe se është në kërkim të informacioneve të sakta.