Mohammad Thawab Khalifah do të qëndroi për 40 ditë së paku në paraburgim në Kosovë. Arabia Saudite e lyp për një krim që thotë se e kreu atje: ia mori 700 mijë rijal (mbi 160 mijë euro) një arabeje dhe u zhduk. Ai ka deklaruar krejt të kundërtën. Madje e ka lutur Gjyqin në Kosovë që të mos e dërgoi në paraburgim. Insajderi sjell detaje nga seanca
Gazeta Insajderi
Po e kërkonte Interpoli. E, në Kosovë ka mbi katër vite që rri i lirë. Madje në Regjistrin e Bizneseve në Ministrinë kosovare të Tregtisë del që edhe ka të regjistruar një firmë për dhënie të veturave me qira.
Mohammad Thawab Khalifah, për të cilin Gazeta Insajderi ka publikuar video ku ai jepte edhe donacione për xhami, në Arabinë Saudite ku janë dy qytetet e shenjta të myslimanëve po kërkohet hiç më pak se sa për mashtrim.
Dokumentet që i posedon Gazeta Insajderi bëjnë me dije se ai kërohet nga Mbretëria Saudite pasi që organet e rendit atje e duan ta gjykojnë për një rast ku një arabeje ia mori 700 mijë rijal- apo mbi 160 mijë euro dhe u zhduk.
E pasi që pranoi këto dokumente nga Interpoli, Prokuroria kosovare ka kërkuar paraburgim për Mohammad Khalifah’n. Ati tashmë i është caktuar 40 ditë paraburgim në pritje për dokumentet që do të vijnë nga Mbretëria Saudite për ta mbështetur kërkesën e tyre për ekstradim.
Seanca ishte e mbyllur për publikun, por Gazeta Insajderi ka marrë vesh detaje se çka ndodhi aty.
I dyshuari Khalifah kur ishte përballur me akuzën që i vinte nga atdheu, që ia mori mbi 160 mijë euro një bashkë-atdhetares dhe u zhduk, kishte thënë që kjo nuk është e vërtetë.
Për më shumë, sipas dokumenteve të gjykatës, Mohammad Khalifah ka deklaruar “se jeton në Kosovë qe katër vite, dhe se tani e dëmtuara vetëm sa i ka blerë ndonjë dhurate apo diçka të vogël e jo ti ketë dhënë shumën e thënë në kërkesë”.
Dokumenti madje zbulon se i dyshuari Khalifah Gjykatën kosovare e ka lutur që të mos e caktoj masën e paraburgimit ndaj tij sepse “do ti përgjigjet ftesave të organeve të ndjekjes sa herë të jetë e nevojshme”.
E, Gjykata nuk i besoi. E la në paraburgim.
I besoi Prokurorisë që thoshte se “shqiptimi i masave tjera më të lehta do të ishin të pa-mjaftueshme për të siguruar prezencën e të njëjtit dhe zhvillimin e suksesshëm te procedurës penale ndaj tij meqenëse është shtetas i huaj dhe ka rrezik se i njëjti do të arratiset”./ Gazeta Insajderi
Gazeta Insajderi ka raportuar që nga momenti i arrestimit të tij ditë më parë. Lexo dhe raportimet e tjera të Insajderit për Mohammad Thawab Khalifah: