×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Më ka thënë që ka telashe me Albertin… do të bëjë vetëvrasje” – Çka deklaruan të arrestuarit për Fajde në Gjilan para Gjykatës

    Insajderi
    24 June 2024 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën ku u caktua masa e paraburgimit për të dyshuarit për fajde, Mefail e Edison Shkodra, babë e birë, ata kanë pretenduar që në fakt viktima R.A. iu ka borxh. Madje se kanë marrë para nga një familjar tjetër për t’i dhënë borxh atij. Babai, Mefaili në një moment deklaron që viktima i tha se mund të bëjë vetëvrasje, dhe i kishte thënë që ka telashe me “Albertin”- që është Albert Rexhepi, i njohur si “Abert Malisheva”. Ky i fundit është ende në kërkim për këtë rast.

    Gazeta Insajderi

    Mefail e Edison Shkodra, babë e birë, janë mbyllur në paraburgim për së paku një muaj me vendim të Gjyqit pas një kërkese nga Prokuroria Speciale. Po dyshohen për fajde.

    Gazeta Insajderi ka publikuar Dosjen e Prokurorisë për këtë rast, për të cilin në kërkim tash është edhe Albert Rexhepi, i njohur me nofkën “Albert Malisheva”.

    Derisa Prokuroria Speciale mori udhëheqjen e këtij rasti, po për fajde, vite më parë, këta persona kishin qenë cak i prokurorisë Themelore në Gjilan. Rasti u mbyll pa u dërguar në Gjykatë.

    Janë këto detaje që janë zbuluar në seancën e caktimit të masës së sigurisë, që në këtë rast Gjykata vendosi të ishte hic më pak se sa paraburgim.

    Cka deklaroi Mefail Shkodra në Gjyq?

    Mbrojtja e Mefail Shkodrës, avokati Bajram Sherifi para trupit gjykues kërkoi që ndaj klientit të tij të mos caktohet masa e paraburgimit. Sherifi pretendoi se nuk ekzistojnë kushtet për arratisjen e Shkodrës pasi të njëjtit i dihen adresa e banimit e nuk mund të ndikojë në provat që thotë se i posedon prokuroria.

    Ndërkohë vet Mefail Shkodra deklaroi se me të dëmtuarin R.A kishin ndenjur bashkë një ditë para Bajramit dhe se i njëjti i kishte thënë se po shkonte në prokurori por kurrë nuk i kishte treguar se po shkonte për të. Por për Albertin, që Shkodra pretendon se nuk e njeh.

    “Kisha me theksuar se me R.A kemi ndejtë bashkë një ditë para Bajramit që nuk i bie as 10 ditë, për këto sende që i ka njoftuar PS i njëjti gjithherë më ka informuar dhe gjithherë më ka treguar se është duke shkuar në prokurori, por asnjëherë s’më ka thënë që po shkon për mua ose po më lajmëron mua, ai më ka thanë se në PS po shkoj për Albertin, që unë nuk e njoh se kush është Alberti. R.A mua mi ka borxh dikund rreth 76.000 € që 6 vite, këto para ja kam dhënë me qëllim që ai të ma ndërton një shtëpi por sot e kësaj dite nuk më ka ndërtuar e as paret nuk mi ka kthyer, por para 2,5-3 vite R.A ka ardh tek unë ka qajtë para meje se ju kanë dashur 80.000 € dhe ka kërkuar nga unë që t’ia kryej punën ose unë do të bëjë vetvrasje, se ashtu e kam punën me bankën dhe e njëjta do të ma konfiskoj firmën”.

    “Atëherë unë kam shkuar në Zvicer te motra ime, i kam huazuar nga motra 80.000 € ja kam sjellur R.A e të cilat as këto para i njëjti nuk mi ka kthyer, edhe pse nga ai kam kërkuar që parat e mija 76.000 € të mos mi kthen fare, kurse këto 80.000 € të motrës time të mi kthen. Ju vendosni si të doni lidhur me kërkesën e PS, unë nuk e kam ndërmend të iku askund, jam në gjendje të garantoj për këtë që e them, jam në gjendje jo të mirë shëndetësore, jetjn me një anë të aparati të oksigjenit për mushkëri, dhe patjetër ate më duhet ta përdori gjatë natës, andaj për këtë kërkoj që të mos më caktohet masa e paraburgimit”, ka thënë Mefail Shkodra, raporton Insajderi.

    Po ashtu edhe mbrojtja e Edison Shkodra, avokati Rifat Kelmendi kërkoi që ndaj klientit të tij të mos caktohet paraburgim pasi sipas tij kërkesa ishte e pa bazuar. Kelmendi ka thënë se prokuroria nuk ka ofruar asnjë provë bindëse se klienti i tij e ka kryer veprën në fjalë.

    I dyshuari Edison Shkodra nuk shtoi asgjë tjetër përpos asaj që e përkrahu fjalën e avokatit të tij.

    Ndaj të dyshuarve janë caktuar 30 ditë paraburgim. Ndërsa dy personat tjerë të cilët dyshohet se janë të ëprfshirë në këtë rast, ende ndodhen në arrati. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark