×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me kamionët e Radoiçiqit a të dostit të Durmishit”? – deputeti i VV’së me servilizëm tenton të marrë pak vëmendje

    Insajderi
    08 August 2024 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngutisë që ta mbrojnë biznesmenin multi milioner të lidhur kryekput me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, iu është bashkangjitur edhe një deputet.

    Emrin e ka Agon Batusha. Në facebook figuron se ai vjen nga komuna e Gjakovës dhe është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

    Mirëpo, në kërkimet për të, përveç në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, ku personi në fjalë figuron si deputet, zërin e tij e dëgjuam pak e hiç.

    Kjo për shkak të mungesës së fjalimeve dhe angazhimeve të tjera – për të cilat paguhet deri në 2 mijë euro në muaj.

    E deputeti në fjalë, ka vendosur që ta mbrojë biznesin e Bujar Shabanit.

    Raportimi i Insajderit që testimi i urës së Ibrit të Ibër u bë me kamionë të kompanisë “Bageri”, përfituesit të miliona e miliona eurove nga Qeveria Kurti dhe se lidhjet e pronarit të saj, Bujar Shabani me zv.ministrin Hysen Durmishi, e kanë nervozuar paksa deputetin e VV-së.

    “Ju me cilët kamiona jeni”, pyet deputeti teksa përmend kryekriminelin Milan Radoiciq, me të cilin kishte folur shefja e tij, Mimoza Kusari – Lila.

    Insajderi tentoi të konfirmojë nëse deputeti i heshtur i VV-së, kishte reaguar ndonjëherë per bisedën e Radoiciqit me Mimoza Kusari – Lila, por që fatkeqësisht nuk gjetëm asgjë.

    Dikur kamionët e Radoiçiqit i bllokonin rrugët në veri. Tash “kamionët e dostit të Durmishit” po e testojnë hapjen e urës për në veri. Ju me cilët kamiona jeni? Pasi po dëshironi me e banalizu“.

    Se deputeti në fjalë i Lëvizjes Vetëvendosje është shumë i panjohur për qytetarët, e dëshmon edhe kjo video e mëposhtme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark