Biznesmeni Ymer Troshupa ka denoncuar në Policinë e Kosovës një rast të kanosjes.
Ai ka bërë të ditur në një postim në ‘Facebook’ se është kërcënuar nga asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Lipjanit, Alban Salihu në një pompë benzine.
Sipas Troshupës, Salihu e ka kapur atë për fyti.
“Ju njoftoj se sot në mëngjes rreth orës 08:30 në Exfiss pika te autostrada jam kërcënuar nga asambleisti i Vetvendosjës Alban Salihu. Rasti është hapur në polici dhe janë marra masa ndaj kërcënuesit”, ka deklaruar ai.
“E ftoj edhe institucionin e Exfisit që të merr masa ndaj tij pasi që kërcënimet e tilla ndaj konsumatorëve janë të dëmshme edhe për biznesin’, tha ndër të tjera biznesmeni nga Lipjani. /Insajderi.org/