Me kaq euro u dënua Bulliqi për kacafytjen me një qytetar në QKMF – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me kaq euro u dënua Bulliqi për kacafytjen me një qytetar në QKMF

    Insajderi
    30 April 2022 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës, është dënuar me 500 euro gjobë, për incidentin e vitit të kaluar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë.

    Sipas disa videove të publikuara, më 9 shkurt 2021 në QKMF në Podujevë, kryetari Bulliqi shihej të jetë kacafytur me një qytetar dhe i njëjti e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës, kryetarin Bulliqi me pretendimin se ishte sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga ai në shtëpinë e shëndetit në Podujevë.

    Bulliqit më 1 mars i është shqiptuar urdhri ndëshkimor me të cilin i njëjti është gjobitur me 500 euro.

    Pas këtij rasti, më 8 qershor, policia kishte njoftuar se ndaj Bulliqit ishte ngritur kallëzim penal, kurse Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte njoftuar se janë duke e trajtuar rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark