"Më kërcënuan dhe u munduan ta fshehin fajtorin!" – Qytetari akuzon rëndë Policinë pas dëmtimit të veturës së tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Më kërcënuan dhe u munduan ta fshehin fajtorin!” – Qytetari akuzon rëndë Policinë pas dëmtimit të veturës së tij

    Insajderi
    22 April 2025 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Urim Tasholli nga Lipjani ka ngritur akuza serioze ndaj Policisë së Kosovës, pas një incidenti të pazakontë që pretendon se i ndodhi në një parking marketi.

    Në një intervistë për Insajderin me gazetaren Dijellza Preniqi, ai deklaroi se vetura e tij u dëmtua ndërsa ishte e parkuar, por sipas tij, Policia nuk e trajtoi fare me seriozitet rastin.

    Madje, thotë se është përballur me kërcënime nga zyrtarët policorë, të cilët – siç pretendon ai – i kanë thënë që ata vendosin nëse rasti do të shkojë në procedurë penale.

    Gjithashtu, Tasholli deklaron se nuk iu lejua të shihte pamjet nga kamerat e sigurisë, çka, ai ngre dyshime për fshehjen e së vërtetës.

    Insajderi ka kontaktuar edhe IPK-në, por këta të fundit nuk kanë dhënë përgjigje në lidhje me pretendimet e Tashollit.

    Në vijim mund të shihni intervistën:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark