Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Bruksel. Nga ky takim pritshmëritë për arritjen e një marrëveshjeje janë të mëdha.
Në mbështetje ndaj kryeministrit Kurti kanë filluar postime në rrjetin social Facebook #meKryeministrin.
Përpos militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, një veprim të tillë e kanë bërë edhe shefat e kabineteve të qeverisë Kurti.
Shefi i kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi e ka nisur ditën duke i dhënë përkrahje publike kryeministrit. “#meKryeministrin”, ka shkruar Dalipi në Facebook.
Të njëjtin veprim e ka bërë edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Kërçeli ka publikuar një fotografi të Kurtit me mbishkrimin “Jemi me ty Kryeministër”.
Nga takimi Kurti-Vuçiq, Bashkimi Evropian dhe departamenti amerikan i Shtetit presin që palët të pranojnë zyrtarisht planin evropian. /Insajderi