"Më kurse nga ironitë", "Kërkesat tuaja janë luks momental"- Publikohet kundërpërgjigja e Abdixhkut ndaj Avudllah Hotit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më kurse nga ironitë”, “Kërkesat tuaja janë luks momental”- Publikohet kundërpërgjigja e Abdixhkut ndaj Avudllah Hotit

    Insajderi
    01 April 2025 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar biseda të reja të përplasjes brenda kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë herë, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, iu kundërpërgjigjet Avdullah Hotit, duke potencuar se shqetësimet për votat janë më të rëndësishme se ironitë mes tyre, shkruan Insajderi.

    Biseda, e cila është publikuar nga Reporteri dhe është realizuar më 2 mars, nis me një përshëndetje nga Abdixhiku për Hotin: “Përshëndetje Avdullah”, ndërsa thekson se nuk dëshiron të humbë kohë me ironitë dhe se më të rëndësishme janë votat që LDK-ja duhet të sigurojë.

    “Jam i interesuar që LDK të fitojë mandatin e 21-të. Këto çështje tjera janë luks momental, dhe nuk habitem që i keni. Sikur të ishim të gjithë të brengosur për këtë gjë, i kishim pasur punët shumë më mirë”, shkruante Abdixhiku në një mesazh të dërguar në “Viber”, teksa përmendte nevojën për t’u fokusuar në rezultatin zgjedhor dhe jo në polemikat brenda partisë.

    Kryetari i LDK-së po ashtu iu referua shqetësimeve të Hotit lidhur me regjistrimet e votuesve, duke kërkuar që të shmangen ironitë dhe të përqendrohen në rezultate konkrete.

    “Në fakt jam i brengosur për nënperformacën e degëve nga realizimi i votave të regjistruara në vota aktuale për partinë. I kemi pasë të raportuara 40 mijë regjistrime, e po na realizohen gjysma e tyre në vota. Për këtë do të duhet të kishim brengë! Ju lus që të na kurseni nga ironitë…”, thuhej nder tjera në mesazhin e Abdixhikut. shkruante Abdixhiku.

    Sipas raportimeve nga bisedat e grupit të kryesisë së LDK-së në ‘Viber’, ka akuza për vjedhje votash brenda listës zgjedhore të partisë, si dhe një insistim për një ‘strukturë të organizuar kriminale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark