Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale me fjalë të rënda e ka përshkruar raportin e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, me SHBA’në. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, bashkëpunëtori i Trump iu tha qytetarëve se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në.
Kjo deklaratë nxiti reagimin edhe të Arben Ratkoceri, njohës i çështjeve politike.
Ai ka ka shkruar në “Facebook” se kjo situatë mund edhe të mbyll Kampin Amerikan ushtarak në Kosovë “Bondsteel.
“Po e shkruaj po e la “qetu”.Druaj që pas deklaratës së Grenel -it, me Kurtin krymenister, Bonsteel mbyllet”, tha drejtor i gazetës Koha mk në Maqedoni.
Ndërkohë, Grenell në reagimin e tij përmendi se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.
“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”.