Me Kurtin Kryeministër e ardhmja e Kosovës është e errët, LDK-ja ofron zgjidhje e shpresë”, Intervistë me Arben Gashin, 14-shin e LDK-së – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Me Kurtin Kryeministër e ardhmja e Kosovës është e errët, LDK-ja ofron zgjidhje e shpresë”, Intervistë me Arben Gashin, 14-shin e LDK-së

    Insajderi
    07 February 2025 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi që po garon për të gjashtën herë për këtë post publik, e në listën e LDK-së aktualisht mban numrin 14, ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazetën Insajderi.

    Në këtë intervistë, Gashi, që deri tash ka qenë Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së ka folur për planin e kësaj partie për qeverinë e ardhshme, planprogram që thotë se u hartua nga mbi 350 ekspertë e ka brenda edhe buxhetime konkrete se si do të realizohet çdo premtim.

    Ai ka thënë se personalisht e ka synim që të merret më kushtetutshmërinë, dhe që Kuvendi i ardhshëm, jo si ky që shkoi i kryesuar me shumicë nga Lëvizja Vetëvendosje, të bëjë ligje që nuk ndeshën me Kushtetutën e Republikës.

    Ai thotë se LDJ në plan e ka edhe vetingun në sistemin e drejtësisë, por një formë vetingu që e ka sqaruar në detaje që sipas tij është më i duhuri duke vendosur edhe veting periodik, por edhe kontroll të cilësisë pa pasur nevojë për “revolucion”.

    Arben gashi thotë se fokusi i vetingut do të jetë edhe tek performanca, ku përfshihet se si nisen hetimet, si mbyllen ato, dhe si shkojnë proceset gjyqësore e sa aktakuza rrëzohen në mungesë të provave në mënyrë që të parandalohet edhe ndonjë formë “shantazhi” nga ana e mekanizmave hetues, por edhe vetin i pasurisë e personalitetit të njerëzve në sistem.

    Ai thotë se krejt ky proces do të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët, shoqërinë civile, por duke i përfshirë në debat të gjithë që i prek ky proces që të bëhet transparent, pa inate, dhe pa tendenca pos tendencës për përmirësim.

    Ai ka folur edhe për korrupsionin masiv që e ka kapluar, sipas tij, Qeverinë Kurti II, që sipas tij nis prej energjisë e nuk ndalet as te ndërmarrjet publike e tenderët një-burimor, punësimet e afera të tjera që janë të panumërta.

    Kjo beson që është arsyeja pse njerëzit janë zhgënjyer me Kurtin, dhe se votuesit që më 2021 e votuan Kurtin, por tradicionalisht janë votuesit të LDK-së do ti kthehen kësaj partie.

    Ai thotë që ata kanë edhe një arsye më shumë: Pasi që Kurti ka qenë ofendues e fyes ndaj LDK-së në veçanti, por jo vetëm kësaj partie. “Secila familje diku lidhet me LDK-në, dhe jo fyerje e ka prekur secilin”, thotë Gashi.

    Ai ka komentuar edhe për Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, dhe se e njëjta e mund të kthehet në LDK.

    Shiko për më shumë intervistën:

    Arben Gashi ka treguar edhe se si është situata në terren, dhe se sa humbje do të ketë partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje dhe thotë se e bëjmë të qartë që LDK-ja po garon për vendin e parë dhe tregon se çka i kanë thënë votuesit e partisë.

    “Nuk ka koalicion me Vetëvendosjen”, kjo është kërkesa e votuesit të LDK-së, që dikur ishte me prirje për të mos lejuar këtë me PDK-në, por tash pas fyerjeve ka kërkuar “Jo, assesi me Vetëvendosjen”.

    Shiko intervistën e plotë këtu:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark