“Më lehtë të shkosh në Greqi se në Dhërmi”/ Rama kritika për bizneset në jug: 300 euro nata, marrëzi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më lehtë të shkosh në Greqi se në Dhërmi”/ Rama kritika për bizneset në jug: 300 euro nata, marrëzi

    Insajderi
    23 July 2022 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një marrëzi rritjen e çmimeve në jug që po i largon turistët drejt Turqisë, Greqisë apo Malit të Zi.

    Rama tha se është e palogjikshme që të shkojë çmimi i hoteleve 200-300 euro për një natë në një moment ku ka vende fqinje që i kanë çmimet më të ulëta se ne.

    “Ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë më të lehtë të shkosh në Greqi, Turqi apo Mal të zi sesa të rrish në Dhërmi. Me të vërtetë është i mrekullueshëm por jemi akoma larg për garantim shërbimesh dhe ata që e garantoj të kenë çmime të ulëta. Është më e lehtë, sesa dikush që hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro natën është e palogjikshme.

    Të shikosh hartën e frekuentimit, nuk ka pse të jetë Dhërmiu. Nuk është kompetenca juaj po duhet marrë përsipër një rol. Lezha për shembull ka vendosur një tavan në mënyrën e kryetarit të Bashkisë, është policim miqësor në komunitet. Se nuk mund të rritet çmimi i çadrave përtej një tavani. Tani bizneset bënë gjënë më të mirë dhe është plotë. Po të shikosh edhe flamujt e vendeve të ndryshme që janë shtuar në atë zonë… e kupton që po shkon si duhet. Ka balancë për atë që ofrohet dhe atë që paguhet.” tha kryeministri Edi Rama./CNA.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark