‘Nuk iku nga Zoti, hajdeni ta varim. Fëmijat janë e ardhmja jonë’- thonë të afërmit.
Familjarët e Mateo Vasiut janë futur me dhunë në ambientet e Gjykatës së Fierit duke kërcënuar.
Ata janë konfliktuar me policët të cilët kanë mbërritur menjëherë në hollin e gjykatës.
Ata kanë hapur derën dhe kanë thyer xhamin e Gjykatës. Ata kërkojnë që të jenë të pranishëm në sallë në momentin që do të jepet masa e sigurisë për autorin e vrasjes së Mateos Vasiut, Klodian Çalamanit.