Sot i është dhënë lamtumira e fundit Jetmira Bekës, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Aachen të Gjermanisë.
Varrimi i të ndjerës u bë në varrezat e fshatit Zasellë të Mitrovicës.
Familjarë, miq e shumë qytetarë të pranishëm u panë me lot në sy në ceremoninë e varrimit.
Kujtojmë se të shtunën e javës së kaluar në parkingun e një qendre tregtare, dorasi e kishte therur viktimën në prani të motrës së saj.