Me lot në sy Shukri Buja rikujton letrën që ia shkroi bashkëshortes nga burgu për 8 mars - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me lot në sy Shukri Buja rikujton letrën që ia shkroi bashkëshortes nga burgu për 8 mars

    Insajderi
    01 September 2025 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, i kishte shkruar letër bashkëshortes nga burgu, ku mbahej nga regjimi serb.

    Gazetari e lexoi një letër që Buja, tash kandidat për kryetar të Lipjanit, ia uronte 8 marsin gruas së tij. Aty i shkruante për lirinë, për sfidat e okuptimit dhe jetën që do të vinte pas çlirimit.

    “Mund të të duket e pabesueshme dhe i paarsyeshëm një urim sot, në një situatë kaq të vështirë. Por nuk do të heq dorë nga gëzimet e jetës, edhe nëse jetën e kemi skëterrë. Nuk do të heqim dorë nga festat – do t’i festojmë. Jemi mbushur me hidhërime nga pushtuesi, e ne duhet vetëm të krijojmë gaz e ta largojmë hidhërimin”, thuhej në një pjesë të letrës, leximi i së cilës sot e emocionoi Bujën.

    “Realisht ne ishim përgatitur për rrugëtim të gjatë dhe e dinim me cilin pushtues kemi të bëjmë”, tha Buja.

    “Kishim kohë që ishim përgatitur. E kemi pritë edhe arrestimin, edhe burgosjen. Madje kemi pritur që mund ta pësojmë edhe me jetë në burg”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark