Me mesazhe në telefon, kërcënohet drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Me mesazhe në telefon, kërcënohet drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë

    Insajderi
    01 November 2022 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Inspekcionit në komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi ka njoftuar se ka marrë kërcënime nga persona.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Brahimi bëri të ditur se sot në orët e paraditës përmes telefonit ka marrë kërcënime nga një sipërmarrës nga sfera e ndërtimit.

    Brahimi njoftoi se lidhur me rastin i ka njoftuar organet e rendit.

    “Punën time e determinon dhe do ta determinoj vetëm ligji. Gabojnë rëndë të gjithë ata që mendojnë ndryshe” – shkruhet ndër tjerash në postimin e Brahimit.

    Postimi i plotë:

    Qytetarë të nderuar të Mitrovicës

    Sot në orët e paraditës nga një sipërmarrës nga sfera e ndërtimit përmes telefonit kam marrë kërcënime. Është hera e dytë që prej se jam emëruar në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit që pranoj kërcënime nga individ të papërgjegjshëm që mendojnë që janë mbi ligjin dhe të cilët besojnë verbërisht dhe mendojnë që përmes kanosjeve dhe kërcënimeve të ndryshme mund diktojnë punë dhe vizionin tim për rend dhe ligj në qytetin e Mitrovicës. Si drejtor i DI jam i siguroj të gjithë qytetarëve që jam i përcaktuar t’i shërbej pa dallim të gjithë qytetarëve, që na kanë dhënë besimin të qeverisim, dhe interesit të përgjithshëm. Ndërsa punën time e determinon dhe do ta determinoj vetëm ligji. Gabojnë rëndë të gjithë ata që mendojnë ndryshe! Asgjë nuk më frikson përderisa jam në anën e së drejtës. Rasti në fjalë e kam paraqitur në organet kompetente të cilat i falënderoj për profesionalizëm dhe korrektësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark