Arben Vitia të hënën e 26 dhjetorit u riemërua Ministër i Shëndetësisë.
Lajmin e konfirmoi Zyra e Kryeministrit, ndërsa nuk kishte as ndonjë publikim fotografie apo ceremoni minimale.
Kësisoj, pyetja e bërë shpeshherë së fundi, ku është Arben Vitia?, tashmë duket të jetë zhvlerësuar.
Kjo pasi, Vitia mori pjesë në tubimin përmbyllës të këtij viti nga Qendra e Lëvizjes në kryeqytet, ndërsa u pa edhe në fotografitë e postuara.
Përmes një komunikate nga kjo qendër, bëhet e ditur se aty ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, teska siç thuhet në njoftim, i pari i qendrës, Vitia edhe i përshëndeti të pranishmit.
“Përtej karakterit festiv, kjo ngjarje kishte për qëllim shprehjën e konsideratës dhe mirënjohjen për të gjithë ata që me çfarëdo mënyre kanë dhënë kontributin e tyre në mbështetje të punëve dhe aktiviteteve të parapara nga strukturat udhëheqëse të nivelit lokal dhe qendror të organizatës sonë”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.