Le të përballemi me këtë fakt: Pasqyra dhe kamera nuk janë kurrë në të njëjtën linjë
Ty të pëlqen vetja në pasqyrë, e ke qarë grimin dhe dukesh yll, por në foto sikur s’jep të njëjtin ‘vibe’. Mundohesh t’ia vësh fajin miqve e të gjesh 1001 arsye, por sërish, Instagram-i yt nuk po përditësohet.
Ajo që shikon në pasqyrë shpesh nuk përputhet me atë që sheh në foto. Nuk është se pasqyra apo kamera janë me defekt – është për shkak të ndërveprimit midis perceptimit, perspektivës dhe trurit.
Syri dhe kamera
Sytë tanë kapin thelbin vizual të botës së jashtme. Vetëm mbyllja e syve dhe përfytyrimi i të qenit “i verbër” është vetë një përvojë e tmerrshme. Por a keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të jetonit me vetëm një sy?
Kur përpiqemi të përqendrohemi në diçka shumë të vogël ose të largët, mbyllim njërin sy. Sytë e njeriut janë të dy përpara, ndryshe nga kuajt që kanë një në çdo anë. Falë pozicionimit të afërt, secili sy merr një pamje të së njëjtës zonë nga një kënd paksa i ndryshëm. Pamjet e dyfishta kanë shumë të përbashkëta, por gjithashtu plotësojnë njëra-tjetrën – njëri sy kap informacione vizuale që tjetri nuk i kap.
Të dyja pamjet përpunohen në tru dhe kombinohen, duke krijuar një imazh tredimensional. Një kamerë ka vetëm një “sy”, kështu që fotografia i bën pamjet të duken të sheshta, ndryshe nga pasqyra.
Simetria e fytyrës
Vetëm nëse fytyra jote është plotësisht simetrike, njerëzit do ta shohin ashtu si e sheh ti në pasqyrë. Kjo ndodh sepse pasqyrat i përmbysin imazhet, ndryshe nga fotot që kapin realitetin. Gjithashtu, kur shikon veten në pasqyrë, ke avantazhin e korrigjimit të këndit në kohë reale. Pa vetëdije, gjithmonë do të shikosh veten nga një kënd i mirë. Fotot, shpesh, të kapin nga një kënd i keq.
Ndriçimi
Kur shikon një objekt në jetën reale, sytë e tu përshtaten për të parë më mirë dhe truri përpunon imazhin për kontrastin më të mirë. Kur kjo mungon, një foto shpesh del me hije dhe drita që duken jonatyrale.
Gjërat përkeqësohen në errësirë kur duhet të përdorësh dritën e telefonit. Ajo bën që lëkura të duket e yndyrshme dhe thekson tiparet. Për fotografi më të mira, përpiqu të bësh foto jashtë, në dritë natyrale.
Buzëqeshjet e shtirura
“Qeshni te kamera!” Kjo gjithmonë e prish foton. Sa herë që ju duhet të “pozoni” për një foto, gjithmonë do të dukeni sikur sa po merrni patentën e drejtimit të mjetit. Nëse dikush të thotë të buzëqeshësh për një foto, mos e bëj. Buzëqeshja më e mirë është ajo e natyrshme. Rri sa më i qetë që të jetë e mundur, në mënyrë që muskujt e fytyrës të mos formojnë një pozë të panatyrshme.
Mund të jetë një lojë e trurit tuaj
Së fundmi, truri ynë luan një rol kritik në mënyrën se si e perceptojmë veten. I njohur si ‘efekti i ekspozimit të thjeshtë’, ne priremi të zhvillojmë një preferencë për gjërat vetëm sepse jemi mësuar me to. Kjo përfshin imazhin tonë në pasqyrë. Si rezultat, kur shohim një foto që kundërshton imazhin që i kemi vendosur vetes, truri ynë e refuzon atë, citon Anabel.
Mos krahaso veten me fotot perfekte të të tjerëve
Fotot dhe pozat “ideale” që shohim në rrjetet sociale na bëjnë të ndihemi më keq për pamjen tonë. Kujto se as pasqyra dhe as fotografia nuk përcaktojnë vlerën tënde. Ato janë thjesht perspektiva të ndryshme të një personi. Në fund të fundit, imazhi më i mirë i yti është ai që mban brenda vetes. Përqafo atë imazh mbi gjithë të tjerët