"Më mirë të gjesh një klub"- tensionohet situata mes yllit dhe trajnerit të Man Utd, Fabrizio Romano zbulon prapaskenat - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Më mirë të gjesh një klub”- tensionohet situata mes yllit dhe trajnerit të Man Utd, Fabrizio Romano zbulon prapaskenat

    Insajderi
    27 May 2025 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka tronditur ambientin e klubit me një deklaratë të fortë drejtuar sulmuesit të ri Alejandro Garnacho.

    Sipas Fabrizio Romanos, gjatë një seance stërvitore në qendrën e trajnimit të klubit në Carrington, Amorim i ka dhënë një mesazh të qartë 20-vjeçarit në prani të të gjithë skuadrës.

    “Ti më mirë të lutesh që të gjesh një klub që të nënshkruajë me ty”, citohet të ketë thënë Amorim, duke i bërë të qartë Garnachos se aventuara e tij te Manchester United ka përfunduar.

    Ky mesazh vjen pas një periudhe tensionesh mes trajnerit dhe lojtarit, ku Garnacho ka qenë në qendër të kritikave për performancën e tij dhe sjelljen jashtë fushës.

    Vëllai i Garnachos, Roberto, reagoi menjëherë në Instagram, duke thënë se i vëllai “ishte lënë jashtë në mënyrë të padrejtë” nga Amorim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark