“Më mungon përqafimi yt”, Afrim Bunjaku kujtohet me dhimbje nga vajza e tij… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më mungon përqafimi yt”, Afrim Bunjaku kujtohet me dhimbje nga vajza e tij…

    Insajderi
    24 September 2025 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vajza e rreshterit Afrim Bunjaku, i vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, ka emocionuar me dedikimin për të.

    Përmes një fotografie të babait të saj në uniformë të cilën e ka ndarë në Instagram, Arbenita Bunjaku shkroi fjalë të ndjera për heroin e Kosovës.

    “Dy vite dhimbje, boshllëk e lot. Çdo ditë më mungon zëri yt, këshillat e tua, përqafimi yt. Por bashkë me dhimbjen jeton edhe krenaria ime, sepse ti ishte njeri i fortë, i drejtë dhe babai më i mirë që një bijë mund ta kishte. Kujtimi yt nuk shuhet kurrë – ti jeton përherë në zemrën time dhe në zemrat tona”, ka shkruar e bija e rreshterit.

    Afrim Bunjaku u kujtua sot edhe nga krerët shtetëror, politikanë të shumtë, kolegët dhe miqtë e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark