Me muzikë e dekore, kështu pritet Kurti nga VV’ja në diskotekë në ditën e tragjedisë së Jabllanicës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me muzikë e dekore, kështu pritet Kurti nga VV’ja në diskotekë në ditën e tragjedisë së Jabllanicës

    Insajderi
    02 February 2025 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po shpërndajnë pamje nga një diskotekë, me muzikë e përgatitje speciale, në ditën e tragjedisë së Jabllanicës ku humbën jetën tre fëmijë.

    Të shoqëruar me muzikë, të rinjtë e VV’së janë në pritje të Kurtit. Për këtë të fundit është përgatitur edhe një vizualizim me zemër, shkruan Insajderi.

    Eventi i VV’së në diskotekë po mbahet në ditën kur ndodhi tragjedia në Jabllanicë, ku mbetën të vdekur tre të mitur.

    Për ironi të fatit, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se tragjedia është pikëllim i mbarë popullit.

    Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbrëmë e humbën jetën tre fëmijë, pas shembjes së një objekti të pabanuar.

    Në këtë periudhë të rëndë, u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina, duke u lutur që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është pranë jush në këto ditë të vështira.

    Kjo vdekje e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin tonë dhe na ka tronditur të gjithëve. Tre djelmoshat u prehshin në paqe”, tha Kurti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark