“Më ndihmoni po humbas gjak”, theret me thikë shqiptarja në Angli – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Më ndihmoni po humbas gjak”, theret me thikë shqiptarja në Angli

    Insajderi
    21 May 2024 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua e cila dyshohet se është shqiptare, është therur me thikë jashtë një shkolle fillore në Angli.

    Viktima u ther menjëherë pasi kishte lënë fëmijët e saj në shkollë, raporton Mail Online.

    Ajo u dëgjua duke bërtitur: “Më ndihmoni, më ndihmoni… po humbas gjak”.

    Policia e Bedforshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital me plagë të rënda, pas sulmit pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton, pak pas orës 8 e gjysmë, mëngjesin e së martës.

    Sipas policisë, një burrë është arrestuar pak pas ngjarjes, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik ende. Policia tha se ai është dërguar në paraburgim.

    Banorët e zonës, thanë se viktima kishte pasur probleme me një burrë që supozohet të jetë ish-bashkëshkorti i viktimës. Sipas banorëve, ai ishte paraqitur në adresën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

    Një grua tha se e kishte parë viktimën të shtrirë në trotuar, duke kërkuar ndihmë.

    “Ajo po qante dhe po bërtiste: Më ndihmo, më ndihmo. Ajo gjithashtu po humbiste gjakun”, tha dëshmitarja.

    “Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale. Ajo u sulmua menjëherë pasi i kishte lënë”, tha një grua në zonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark