Më në fund arrihet marrëveshja, fillon pastrimi i hapsirave të kryeqytetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Më në fund arrihet marrëveshja, fillon pastrimi i hapsirave të kryeqytetit

    Insajderi
    26 June 2025 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas më shumë se një muaj, ka filluar pastrimi i zonave të ndryshme në komunën e Prishtinës. Pastrimi ka filluar pas arritjes së marrëveshjes së Komunës me atë të Kompanisë Rajonale të Pastrimit.

    Kryeshefi i kësaj të fundit, në linjë direkte, Petrit Reçica konfirmoi se puna është duke shkuar mirë dhe se mjetet e premtuara tani janë bartë.

    “Ne i jemi rikthyer punës, prej mbrëmë i jemi rikthyer shërbimit derë më derë, ku situata ishte më e keqe për shkak se ka një periudhë të gjatë që nuk është kryer, fatkeqësisht shërbimi. Mirë, është duke shkuar, ekipet i kemi në terren e po shpresoj që kurrë më nuk kemi me ardh në këso situate. Mjetet të cilat i ka inkasu, na janë bart dhe ne i kemi arrit me i pagu shpenzimet e naftës. Normalisht këto ditë jemi në fazën e ndërmjetësimit dhe borgjeve përmes Gjykatës, si procedurë alternative që besoj se na kryen punë më shpejtë. Për momentin i kemi dy ekipe të përbashkëta të cilat janë në takim, në komunë duke i bërë barazimet dhe vlerat e cila mbet për shërbimin janar-maj“, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark