Më në fund edhe Kurti reagon për rezultatin e zgjedhjeve - tregon dy arsyet pse VV pësoi debakël - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Më në fund edhe Kurti reagon për rezultatin e zgjedhjeve – tregon dy arsyet pse VV pësoi debakël

    Insajderi
    15 November 2021 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar më në fund për rezultatin e zgjedhjeve lokale, ku partia e tij fitoi më së paku komuna, shkruan Insajderi.


    Kurti para gazetarëve ka thënë se ky rezultat i dobët i VV erdhi për shkak të një defekti të brendshëm dhe për shkak se gjitha subjektet tjera u bënë bashkë.

    I pari i ekzekutivit urojë gjithë kandidatët fitues dhe u shpreh se do të bashkëpunojë me secilin prej tyre që do ta luftojë krimin e ndërtimit.

    “Administrim i procesit zgjedhorë të balotazhit nga KQZ ishte shumë i mirë, e përgëzojë KQZ-në. I urojë gjithë kryetarët që u zgjodhën dje. Do të kenë shumë punë sidomos në fushën e krimit të ndërtimit. Unë do të bashkëpunojë me të gjitha ata që duan ta luftojnë krimin”, tha Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

    “Rezultati jo i kënaqshëm vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme, të cilat ne duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim si dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”, tha Kurti, përcjell Insajderi.

    Nga rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shihet se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë vetëm në katër komuna. Podujevë, Gjilan, Shtime e Kamenica derisa ka pësuar humbje në Prishtinë, Prizren e Gjakovë./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark