Më në fund! Meritoni i jep puthjen e parë në buzë Ilnisës – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Më në fund! Meritoni i jep puthjen e parë në buzë Ilnisës

    Insajderi
    31 January 2024 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli po vazhdojnë të jenë më të afërt se kurrë me njeri-tjetrin. Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e djeshme mes Rikes, Meritonit dhe Ilnisës ku kjo e fundit ‘xhelozoi’ për afrimitetin e tepërt që Meritoni ka me Riken.

    Pas debateve të zhvilluara mes banoreve Ilnisa përjetoi një gjendje jo të mirë, dhe nisi të qajë në krahët e Meritonit, duke e fajësuar atë për veprimet e tij ndaj Rikes.

    Gjatë një momenti që ajo ishte e shtrirë në krevat dhe duke qarë, Meritoni i dha një puthje në buzë për ta qetësuar dhe duke ‘vulosur’ kështu marrëdhënien e tyre. Pra mbrëmjen e djeshme çifti pati puthjen e parë në buzë me njeri-tjetrin.

    Dhe gjatë ditëve që lamë pas ka patur momente ngacmimi, romantike, përqafime dhe puthje mes çiftit por ajo e mbrëmshmja e kthehu zyrtarisht në çift dyshen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark