Më ngrohtë, parashikimi i motit për sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Më ngrohtë, parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    05 October 2025 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot më i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Pasdite vonë ose në mbrëmje priten reshje kalimtare shiu, kurse gjatë natës depërtim i ftohtit të ftohtë ajror me reshje shiu e në viset më të larta malore reshje shqote e bore.

    Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë duke mos përjashtuar mundësinë edhe për ngrica lokale, ndërsa gjatë dites rritje e temperaturave dhe erëra jugperëndimore. Minimalja pritet të zbres deri në 0 gradë Celsius, kurse ajo maksimale deri në 19 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira e në disa rajone me intervale kohore me diell. Pasdite në Mal të Zi dhe veri e veriperëndim të Shqipërisë priten reshje shiu. Vonë në mbrëmje kalon një vorbullë e cekët ciklonike dhe si pasojë në jug të Malit të Zi dhe shumë pjesë bregdetare të Shqipërisë priten stuhi dhe rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pak më vonë reshje shiu priten në gati të gjitha viset dhe pastaj edhe në Maqedoninë Veriore.

    Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu e veriperëndimi dhe për këtë arsye e hëna do të jetë e ftohtë dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu. Në viset malore reshje bore.

    Mjaft freskët do të jetë edhe të martën dhe te mërkuren me reshje të herëpashershme, lokale shiu, por nganjëherë priten intervale kohore me diell./MeteoBallkn


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark