"Me një user dhe password u dërguan të dhëna të rreme të votave"- Eksperti kërkon llogari nga KQZ'ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me një user dhe password u dërguan të dhëna të rreme të votave”- Eksperti kërkon llogari nga KQZ’ja

    Insajderi
    09 February 2025 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valon Kerolli, eksperti i rrjeteve sociale, ka ngritur alarm për një keqpërdorim që ai pretendon të ketë ndodhur me numërimin dhe procesimin e votave në KQZ.

    Ai ka thënë se secilit person që rri afër tavolinës ndihmëse ku numërohen votat, ua kanë dhënë userin dhe fjalëkalimin për tu kyçur në serverin e KQZ-së dhe për të dërguar të dhëna.

    Te dhenat ne databaze sikur ato me 100mije vota nga nje qender e votimit ne Peje, nuk ngarkohen/ndryshohen nga mbingarkesa por nga te dhenat qe dikush prej atyne personave i ka derguar me apo pa qellim ne drejtim te serverit te KQZ prej atyre userave”, ka thënë ai.

    Postimi i plotë:

    A ben gazetaret, analistet e krejt ata qe kane ndikim me kerku llogari prej KQZ-se, se pse nuk eshte kesaj here si herave te kaluara personi i njohur si Kvote ne cdo qender te votimit me nje tablet te siguruar nga KQZ?

    Une tash e mora vesh qe atyne personave qe rrin te nje far tavoline ndihmese aty ne koridor ja paskan jep nje user e nje password qe prej cfaredo telefoni apo kompjuteri me hi edhe me dergu te dhena drejt serverit te KQZ-se?

    Cka nese ata ia jepin edhe dikuj tjeter passwordin? Skandaloze!

    Te dhenat ne databaze sikur ato me 100mije vota nga nje qender e votimit ne Peje, nuk ngarkohen/ndryshohen nga mbingarkesa por nga te dhenat qe dikush prej atyne personave i ka derguar me apo pa qellim ne drejtim te serverit te KQZ prej atyre userave!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark