×
  • Lajme
  • Lajme

    Më pak pushues nga Kosova zgjedhin Jonin

    Insajderi
    17 August 2024 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe këtë verë qytetarët e Kosovës, kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë, për të kaluar pushimet verore.

    Por, ndryshe nga sezoni i kaluar, ka patur një rënie të pushuesve nga Kosova këtë sezon.

    Kjo për shkak të liberalizimit të vizave, shprehen përfaqësues të agjencive turistike kosovare.

    Ndërkohë, rritja e çmimeve ka sjellë që bregdeti i Jonit për kosovarët të kalojë në plan të dytë, si një destinacion për pushimet e tyre verore.

    Sipas të dhënave nga agjencitë, por dhe të vetë pushuesve, zgjedhja e tyre e parë dhe më e preferuar mbetet bregu i Shëngjinit dhe Velipojës, që tërheq me klimën, çmimet dhe mikpritjen.

    Megjithatë, edhe pse një rënie në numër, krahasuar me vitet e shkuara, sërish mbeten jo të paktë qytetarët nga Kosova që nuk heqin dorë nga tradita për të pushuar në rivierën shqiptare. Madje, edhe këtë fundjave, qytetarët e Kosovës përmes kufirit Kosovë- Shqipëri, iu drejtuan masivisht bregdetit shqiptar./A CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark