“Më pëlqeu gjithçka që bëri” – Lamine Yamal flet me admirim për Messin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Më pëlqeu gjithçka që bëri” – Lamine Yamal flet me admirim për Messin

    Insajderi
    09 July 2025 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur me entuziazëm për idhullin e tij, Lionel Messin, duke e përshkruar si “lojtarin më të mirë në histori”.

    Gjatë një eventi promovues të organizuar nga Adidas në Shangai, Lamine Yamal u pyet për ndikimin e Messit në futboll dhe kohën e tij te FC Barcelona.

    “Për mua, Messi është lojtari më i mirë në histori. Më pëlqeu gjithçka që bëri, kudo në fushë, gjithçka në lidhje me lojën e tij. Dhe ka qenë një gjë vërtet e bukur për mua”, ka thënë Lamine Yamal.

    Admirimi i Lamine Yamal për ikonën argjentinase nuk është befasues, duke marrë parasysh trashëgiminë që Messi ka lënë te Barcelona dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në botën e futbollit.

    Këto komente të sulmuesit të talentuar vijnë ndërsa ai përgatitet të rikthehet në stërvitje me Barcelonën këtë të diel, pas pushimeve që kaloi në Kinë dhe destinacione të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark