Me pistoletë dhe municion luftarak në çantë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Me pistoletë dhe municion luftarak në çantë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Tiranë

    Insajderi
    13 February 2024 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, në Tiranë u finalizua operacioni policor i koduar “Customer”, i cili u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

    Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark