×
  • Lajme
  • Lajme

    Me pistoletë në tavolinë, i qeshur krah kryeministrit Rama, dalin fotot e të dyshuarit për vrasjen e oficerit të krimeve

    Insajderi
    28 September 2021 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha, i identifikuar si Aldi Rama.

    Por ndërsa tani Aldi u shfaq si autori i një krimi tejet të rëndë, vite më parë ai ka pozuar edhe krah kryeministrit Edi Rama.

    Si ndodhi ngjarja

    Që prej momentit që u mor vesh lajmi për vrasjen e oficerit të krimeve të rënda në krye të detyrës, policia ka vazhduar kontrolle të imtësishme për të kapur autorin 21 vjeçar.

    Nga infoirmacione të tjera të përditësuara rishtazi, bëhet me dije se autori i vrasjes së efektivit mund të jetë fshehur në një zonë me dendësi të dendur jo shumë larg prej vendit ku kreu krimin.

    Ndërkohë policia po monitoron situatën nga ajri me helikopter dhe po përdoren edhe dronet për të kapur ndojë gjurmë të 21 vjeçarit i cili mendohet të jetë endei armatosur pasi arma nuk është gjendur në vendin e krimit.

    Ndërkohë policia ka ofruar edhe një shpërblim prej 20 mijë eurosh për personin që do japë informacion mbi vendnddodhjen e saktë të Aldo Ramës.

    Policia ofron 20 mijë euro shpërblim

    Policia e Shtetit ofron 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së Saimir Hoxhës dhe çdo persona që ka informacion mund të kontaktojë në numrin 0694110853, duke iu garantuar anonimati i plotë.

    Me pistoletë në tavolinë, i qeshur krah kryeministrit Rama! Dalin
    Me pistoletë në tavolinë, i qeshur krah kryeministrit Rama! Dalin

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark