×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me propagandë ke ardh, me propagandë ke me shku” – Lutfi Haziri i reagon ashpër Kurtit

    Insajderi
    18 November 2024 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurtin për keqinterpretimin e realitetit dhe përdorimin e sofizmit dhe mashtrimeve për të mbajtur pushtetin, shkruan Insajderi.

    Haziri theksoi se kryeministri i Kosovës po tenton të viktimizohet duke pretenduar se është cak i një fushate propagandistike, ndërkohë që sipas tij, edukimi seksual është një pjesë e ideologjisë së tij dhe se doracaku për këtë çështje është krijuar me qëllim.

    “Edhe mbrëmë, për kushedi të satën herë, Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, duke u viktimizuar se janë bërë cak i fushatës propagandistike, por në fakt edukimi seksual është pjesë e ideologjisë së tij dhe ky doracak skandaloz është bërë me qëllim,” shkroi Haziri në Facebook.

    Ai ka kritikuar gjithashtu disa figura fetare që, sipas tij, kanë “gabuar” duke mbështetur Kurtin, duke shtuar se një pjesë e hoxhallarëve janë bërë “ateistë” dhe kanë shpallur vetveten si “auto-xhematizuar”.

    Nënkryetari i LDK-së gjithashtu shtoi se ideologjia e Kurtit dhe tentativa e tij për të kombinuar besimin fetar me politikat sekulare ka çuar në një krizë të besimit në shumë segmente të shoqërisë.

    “Pjesa më e madhe e hoxhallarëve janë shndërruar në mbështetës të një ideologjie që është në kundërshtim me vlerat dhe besimet fetare,” ka shtuar Haziri.

    Haziri ka bërë një thirrje për të ardhmen, duke theksuar se partia e tij, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, ka fituar besimin e shumicës së qytetarëve të Kosovës.

    Ai ka përmendur se LDK është e angazhuar për vlera si besimi në Zot, mbrojtja e familjes dhe dashuria për atdhenë.

    “Rruga e Re për Kosovën, në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, tashmë është përqafuar nga shumica e kosovarëve, sepse ne besojmë Zot, Familje e Atdhe. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!” potencoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark