“Më puth, a më do?”, Meritoni dhe Ilnisa shtrirë në krahët e njëri-tjetrit – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Më puth, a më do?”, Meritoni dhe Ilnisa shtrirë në krahët e njëri-tjetrit

    Insajderi
    28 January 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    lnisa dhe Meritoni kanë kaluar disa momente speciale pas natës së spektaklit mbrëmjen e djeshme.

    Sikurse bëjnë çdo natë, edhe sot çifti janë shtrirë në krahët e njëri-tjetrit, duke bërë pyetje personale për t’u njohur më mirë, ndërsa nuk kanë munguar edhe bisedat në referencë të lojës së banorëve të tjerë në shtëpi Rozës dhe çiftit tjetër Sara-Bardhi.

    Në një moment Ilnisa i ka kërkuar Meritonit puthje, teksa e pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë; “A ma do?”. Në kundërpërgjigje, banori e ka thirrur shpirt dhe i ka kërkuar sqarim pse dyshon në dashurinë e tij, pyetje të cilën Ilnisa e ka nënvlerësuar duke thënë se është budallallëk, pasi ajo nuk ndikohet nga fjalët e të tjerëve.

    Ilnisa: Do të flemë gjumë tani? Ma premton? Më puth. Më do?

    Meritoni: Ë?

    Ilnisa: A më do?

    Meritoni: Të kam shpirt.

    Ilnisa: Edhe unë.

    Meritoni: Po ti pse e dyshon?

    Ilnisa: Po unë pyes gjithmonë a më do. Llastohem.

    Meritoni: Pse dyshon?

    Ilnisa: Nuk dyshoj. Do të vijë një moment që do të më njohësh pa merak.

    Meritoni: Ndikojnë fjalët, ndikojnë shumë por nejse.

    Ilnisa: Ahuuuu… Je shumë i bezdisur kur flet budallallëqe.

    Meritoni: Të vërtetën?!

    Ilnisa: Nuk është e vërtetë që ndikon.

    Meritoni: Mirë që e folëm, nëse nuk do ta flisnim tani do të të kapte mëllefi.

    Ilnisa: Jooo, ti mua nuk më njeh fare. Fare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark