"Me qëllim që të përfitoj ...", ngritet aktakuzë për keqpërdorim ndaj zyrtares se lartë të Komunës se Prizrenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me qëllim që të përfitoj …”, ngritet aktakuzë për keqpërdorim ndaj zyrtares se lartë të Komunës se Prizrenit

    Insajderi
    30 April 2025 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Sh.O.K., për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Insajderi

    Sipas aktakuzës, e pandehura Sh.O.K., si person zyrtar – Zyrtare e Lartë për Planifikim pranë Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e saj me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm personit tjetër – të dëmtuarit, E.S., në atë mënyrë që investuesit M.B-B. SH.P.K, me pronar, M.R., i lejon ndryshimin e projektit për të cilin është dhënë leja ndërtimore, “Banim Kolektiv, Afarizëm dhe Administratë me Etazhitet 2B+P+5+PH’’, në Prizren, ku në bazë të Super Ekspertizës së punuar nga U.P. “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Arkitekturës, është konstatuar se e pandehura ka vepruar në kundërshtim me Lejen Ndërtimore, Kushtet Ndërtimore dhe normativën ligjore. Ashtu që, sipërfaqja e zgjeruar është 15.96% dhe përfitimet e investitorit nga siperfaqja shtesë janë orientimisht 154.220 euro në total.

    Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

    Gjithashtu, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës, që të pandehurës së bashku me dënimin kryesor t’i shqiptoj dënimin plotësues – Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark