Ministri i Financave, Hekuran Murati i ftuar në një emision, ka komentuar tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti Pensional i Kosovës. Sipas tij në vitin 2020, qytetarët me ato para blenin telefona të ri, shkruan Insajderi
“Për pare që i keni tërheq herën e kalune, në vend që me u investu ato pare, tash duhet qeveria me la borxhin në Trust. Për dikënd që ka tërheq pare të Trustit, heren e parë, për me ble telefon të ri”, ka thënë Murati në emisionin DPT te Fidani.
Deklarata e ministrit Murati u komentua mjaft shumë nga qytetarë të revoltuar.
“Me qit 30% kysmet 13 pro Max se me ato të parat send nuk vijke”, ka shkruar një qytetar në lajmin e publikuar nga Insajderi.