"Më quajti budalla, nuk kemi folur", Milaimi deklarohet për raportin me Oltën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Më quajti budalla, nuk kemi folur”, Milaimi deklarohet për raportin me Oltën

    Insajderi
    03 September 2025 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari dhe opinionisti Milaim Zeka ka folur hapur për raportin e tij me aktoren Olta Gixhari gjatë kohës kur të dy ishin opinionistë në “Big Brother VIP Kosova”.

    Gazetari ndau shumë të pathëna të cilat nuk i kishim dëgjuar më parë.

    Zeka tha se mes tij dhe Gixharit nuk ka pasur asnjë komunikim gjatë gjithë edicionit, madje jo as përshëndetje.

    “Me Oltën nuk kemi komunikuar, nuk kemi folur fare. Pas dy javësh nga nisja e edicionit, nuk jemi përshëndetur dhe nuk kemi biseduar kurrë”, u shpreh ai në RTV 21.

    Ai shtoi se nuk kishte shkuar asnjëherë në dhomën ku qëndronin moderatorët dhe se Olta nuk merrej me analizën e ngjarjeve brenda shtëpisë, por komentonte fjalët e tij.

    “Ajo nuk merrej me analizën e mysafirëve, por analizonte fjalët e mia. Madje një herë, live, kur unë po flisja, Olta ka thënë: ‘Filloi ky budallai të flasë’”, tha Zeka.

    Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, duke rikthyer në vëmendje dinamikën e opinionistëve në spektaklin e ndjekur nga miliona shikues. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark