×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Më se gjysma e llogarive në rrjetet sociale pre e sulmeve kibernetike

    Insajderi
    27 August 2019 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjetet sociale janë bërë një hapësirë sulmesh kibernetike, ndërsa mendohet se më se gjysma e tyre mund të kenë rënë pre e sulmeve, duke shkaktuar shumë dëme në rrjet.

    Arkose Labs është organizata që më merret me siguri, që ka bërë të ditur se 53 për qind e llogarive të rrjeteve sociale kanë rënë pre e sulmeve kibernetike, ndërsa ky trend nuk është duke u ndaluar, transmeton Telegrafi.

    Studimi është bërë në 1.2 milionë regjistrime të reja që përfshijnë hyrje në rrjet social, regjistrime, pagesa të shërbimeve financiare, ecommers, lojëra, zbavitje, udhëtim dhe rrjete sociale. Raporti ka gjetur, se çdo i dhjeti transaksion është një mashtrim.

    Kur është te rrjetet sociale, mashtruesit më shumë janë të interesuar të sulmojnë llogaritë ekzistuese, se sa të hapin të reja.

    Madje, po sulmohen edhe llogaritë që nuk mendohet se do prekeshin, si ndonjë që nuk përdoret kurrë dhe nuk është aktive, por mjafton të merren të dhëna, që të hyhet në llogari bankare apo llogari tjera të ndjeshme. Shumica e këtyre sulmeve, janë të bëra në forma mekanike, nga algoritme që nuk zgjedhin shumë pronarët e llogarive.

    Zakonisht, këto mekanizma aktivizohen në sezone të caktuara, si kur nisin pushimet dhe mund të vidhen paratë e pagesave, deri te anulimi i ulëseve të aeroplanit.

    Në bazë të këtij studimi, thuhet se deri në vitin 2021, do jenë shkaktuar dëme kibernetike deri në gjashtë miliardë dollarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark