“Më shau”, ky ka qenë justifikimi i Klodian Çalamanit për vrasjen e 8 vjeçarit në Fier. Ai ka rrëfyer para bluve të gjithë skenën e krimit.
38 vjeeçari u ka thënë hetuesëve se i mituri e kishte sharë ndaj e kishte goditur me lopatë në kokë dhe trup duke e lënë të vdekur në vend. Vrasjen e të miturit e ka kryer në oborr pranë portës kryesore e më pas e ka zhvendosur trupin në brendësi për ta mbuluar.
Gjatë procesit të marrjes në pyetje autori ka shfaqur shenja te paqëndrueshmërisë mendore. Siç kanë deklaruar fqinjët ai ishte përdorues i alkoolit, jetonte vetëm si dhe ishte i papunë.