×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    “Më shau me nënë…” – kryeparlamentarja Brnabiq e shan deputetin serb, ofendimi u filmua drejtpërdrejt në seancë

    Insajderi
    25 November 2024 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Kuvendin e Serbisë.

    Kryetarja e atij kuvendi që më herët ishte kryeministre e Serbisë Ana Brbnabiq ka ofenduar deputetin e kuvendit dhe udhëheqësin e i Kryengritjes Ekologjike në Serbi Aleksandar Jovanoviq i njohur me nofkën Cuta.

    Gjithçka nisi në momentin kur deputeti u afrua në vendin ku qëndron krye parlamentarja serbe dhe e dorëzoi një fletë me notë protestuese kundër litiumit në Serbi.

    Letra që shkruhej ‘Nuk do të gërmoni”, duket se e ka nervozuar Brnabiqin, e cila nuk kurseu fyerjet kundër deputetit serb.

    Kryeparlamentarja serbe vërehet duke i sharë Cutën me nënë.  

    Këtë e ka konfirmuar edhe vet deputeti kur u ftua si mysafir në një emision.

    “Më përzuri nga aty…më shau me nënë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark