Më shtrenjtë me e sjellë Mashen në Kosovë se Unikatilin – Episodi i ri “Schengen Visa” - Insajderi
×
Kulturë

Më shtrenjtë me e sjellë Mashen në Kosovë se Unikatilin – Episodi i ri “Schengen Visa”

Insajderi
19 May 2019 - 22:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sapo doli episodi i 11-të i serialit “Schengen Visa” në Gjirafa Video, i cili ju sjellë plot tema qesharake.

Xhejmali që nga episodi i kaluar është interesuar që me e sjell Mashen në Kosovë prej kërkesës së Ibrahimit, mirëpo në çfarë mënyre e ka sjellë do të çuditeni, po ashtu i ka kushtuar aq shtrenjtë sa i thotë Ibrahimit që me gjithë ato pare e kish sjell Unikatilin në Kosovë.

Axhi Basri e ka bërë një super Kadet GSI, me të cilin për 30 minuta ka ardhë Suharekë – Prishtinë, Ema ka filluar të dyshojë që Xhemajli po e tradhton, Nëntori i tregon të gjitha sekretet e ambasadës, ndërsa Lulja është dëshpëruar me takimin e saj me një mashkull.

Seriali “Schengen Visa” është prodhim i Gjirafa Studios dhe episodat e ri shfaqen çdo të diel prej ora 20:00 vetëm online në platformën GjirafaVideo.com

Ju rekomandojmë që ta shikoni episodin e plotë më poshtë, i cili do ju bëjë  të qeshni shumë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark