Më shumë maska se gola për Mbappen në Euro 2024 - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Më shumë maska se gola për Mbappen në Euro 2024

    Insajderi
    02 July 2024 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kylian Mbappe ka pasur më shumë maska se gola në Euro 2024. Kapiteni i Francës ka pasur telashe për të shikuar anash, me maskat që i janë vënë për t’ia mbrojtur hundën e thyer në ndeshjen e parë në Gjermani.

    Në fitoren 1:0 ndaj Belgjikës, të hënën, Mbappe mbajti maskën e tretë të ndryshme. I kishte pesë tentime të pasuksesshme për gol.

    Golin e vetëm deri më tani në Evropian e ka realizuar nga penalltia.

    “Është djersa dhe ne e dimë që djersa mund të hyjë në sytë e tij. Ai po mësohet me këtë, por mund të ketë ndikim në vizionin e tij”, tha selektori Didier Deshamps.

    “Me shikimin para çdo gjë është në rregull. Por ka vonesë me pamjen periferike”.

    Mbappe e ka përshkruar paraqitjen me maskë si “tmerr i plotë”.

    Mbappe fillimisht u pa me një maskë me flamur francez. UEFA nuk e lejoi atë, pasi duhej të ishte vetëm njëngjyrëshe. Ndaj Polonisë luajti me një maskë të zezë.

    Maskën e ndryshoi për ndeshjen ndaj Belgjikës, ndërsa ajo dukej më e përshtatshme për formën e fytyrës së sulmuesit. Por sërish kishte telashe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark