Wolfgang Krach thotë se bankat e përfshira në bashkëpunim me Mossack Fonseca janë Deutsche Bank, Commerzbank, HypoVereinsbank dhe Bayerische Landesbank.
Gazeta me bazë në Mynih, thotë se iu janë ofruar të dhënat e dala nga firma ligjore në Panama, më shumë se një vit më parë nëpërmjet një kanali të koduar nga një burim anonim.
Krach gjithashtu tha për Associated Press se gazeta dhe partnerët e saj e verifikuan vërtetësinë e të dhënave duke i krahasuar ato me regjistrat publike, dëshmitë e dëshmitarëve dhe vendimet e gjykatave. /Insajderi.com