Më shumë se 80 tërmete u regjistruan sot në Japoni, autoritetet paralajmërojnë cunami (PAMJE) – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Më shumë se 80 tërmete u regjistruan sot në Japoni, autoritetet paralajmërojnë cunami (PAMJE)

    Insajderi
    01 January 2024 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tërmetet kanë qenë pothuajse të vazhdueshme gjatë ditës së sotme në Japoni dhe variojnë me magnitudë nga 3 në 7.6.

    Ka pasur më shumë se 80 tërmete të regjistruara sot nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JPA), raporton The Telegraph.

     Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunami pasi valët më të larta se një metër goditën tashmë disa zona, por kërcënimi “ka kaluar kryesisht”, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor me bazë në Hawaii.

    Disa shtëpi dhe shtylla elektrike u shembën dhe rreth 33,500 shtëpi mbetën pa energji elektrike. Autoritetet japoneze kanë urdhëruar popullsinë që të evakuojë zonën e goditur nga tërmeti i dhunshëm. “Të gjithë banorët duhet të lëvizin menjëherë në tokat më të larta,” tha transmetuesi kombëtar NHK pasi tërmeti goditi rajonin Noto të prefekturës Ishikawa.

    Të paktën gjashtë persona humbën jetën pas shembjes së disa shtëpive në qytetin Wajima, prefektura Ishikawa. Këtë e ka konfirmuar shefi i shtabit, Yashimasa Hayashi, në një konferencë për shtyp, duke raportuar edhe përhapjen e zjarreve në zonën e prekur.

    Guvernatori i prefekturës Ishikaëa, Hiroshi Ase, i kërkoi qeverisë të vendosë forcat e vetëmbrojtjes në zonat e prekura nga tërmeti. Asnjë dëm nuk është raportuar në termocentralet bërthamore, tha shefi i shtabit të zyrës së kryeministrit japonez Hayashi Yoshimasa, cituar nga televizioni publik japonez NHK. Kompania Hokuriku Electric Power thotë se ka mbyllur dy gjeneratorë në termocentralin e saj Nanao Ota në qytetin Nanao, prefektura Ishikawa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark