Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.
Aktualisht pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në Merdar- 90 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka fluks të madh në hyrje-dalje nëpër pikat kufitare në Kosovë.
Pika më e ‘ngjeshur’ kufitare për vetura është ajo e Merdarës, ku pritjet në hyrje janë 90 minuta, ndërkaq në dalje 5-10 sosh, shkruan Gazeta Insajderi.
Pritje 15-20 minuta për hyrje ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhe.
Gjendja figuron të jetë e qetë nëpër pikëkalimet e tjera kufitare, si për vetura ashtu edhe për kamionë.
Përditësimi i fundit është bërë në orën 13:29, të së dielës. /Insajderi.org/