Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët që jetojnë në Mynih të Gjermanisë.
Qeveria njofton se në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rolin e mërgatës.
Kryeministri Kurti citohet të ketë theksuar se ‘jemi krenar për lidhjet e forta që ekzistojnë me diasporën’.
Ndër tjera, është thënë se i pari i ekzekutivit para bashkatdhetarëve ka deklaruar se “Përparimin që e shihni në Kosovë e ka meritën tuaj”.
Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit kanë “shpërthyer” komentet në rrjetet sociale, shumica e të cilave përbëjnë kritikë.