Real Madridi u kurorëzua me titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve, pasi në finale mposhti Borusia Dortmundin, me rezultat 2-0.
Golashenues të ndeshjes ishin Dani Carvajal dhe Vinicius JR.
Pikërisht Carvajal ishte futbollisti më i vlerësuar në finale me notën 8.5, duke u shpallur lojtar i ndeshjes.
Toni Kroos ishte pas tij, i vlersuar me notën 8.2, ndërsa Eduardo Camavinga dhe Vinicius Junior kishin notën 7.8.
Niclas Fullkrug i Borusia Dortmundit u vlersua me notën më të dobët, 6.1.